Zjarri në Vaun e Dejës përhapet në drejtim të Lezhës, rrezikohen zonat e banuara
Zjarri i rënë prej dy ditësh në pyjet e Vig Mnelës në Vaun e Dejës, është përhapur ditën e sotme në territorin e Bashkisë Lezhë.
Sipas informacioneve, flakët e përhapura në disa drejtime për shkak të erës së fortë po rrezikojnë malin e Kreshtës, i cili ka një bimësi të denduar dhe kërcenohen edhe zonat e banuara.
Për shkak të terrenit të thyer malor deri tani ka munguar ndërhyrja dhe autoritetet lokale pritet të kërkojnë ndihmën e qeverisë për ndërhyrje nga ajri, pasi situata mund të dalë jashtë kontrollit.
Ndërkohë vijon të jetë e vështirë situata e krijuar nga zjarret në Qarkun e Lezhës. Gjatë orëve të pasdites janë shfaqur dhe disa vatra të tjera zjarri konkretisht në Malin e Velës në Lezhë dhe në masivin pyjor të Fanit në Mirditë.
Në të dy rastet flakët janë përhapur në disa drejtime, ndërsa është e pamundur ndërhyrja nga toka për shkak të terrenit të thyer malor.
gijotina.com/
Burimi