Zjarri në Lezhë, flet kryezjarrfikësi Cara: Një situatë tepër e vështirë

Zjarri në Lezhë, flet kryezjarrfikësi Cara: Një situatë tepër e vështirë

Situata e zjarrit në Lezhë vijon të mbetet problematike ndonëse për të bërë të mundur shuarjen e të gjitha vatrave është punuar gjatë gjithë natës. Kreu i forcave zjarrfikëse të Lezhës, Arben Cara në një prononcim për mediat jep detajet dhe bën një bilanc të dëmeve.
“Po është e vërtetë kemi pasur një situatë mjaft të vështirë, është punuar gjatë gjithë natës me forcat e ushtrisë dhe Agjencisë Kombëtare të Mbrojtjes Civile. Kemi angazhuar disa bashki të Shkodrës, Vau i Dejës, pasi vazhdon të jetë aktive një pjesë e malit në Vaun e Dejës. Kanë ardhur zjarrfikës nga Tirana, Mirëdita dhe Kruja.
Kemi rreth 60 forca zjarrfikëse që punojnë në terren aktualisht dhe rreth 50 forca të Operacionales. Është punuar rreth një orë dhe është e bërë e mundur shuarja e zjarrit në pjesën e Kallmetit. Deri më tani kemi një situatë të qetë, për gjatë gjithë natës është punuar dhe po mundohet të shuajmë dhe ato pak vatra që kanë mbetur të ndezura në vijim. Në pyje ka dëme, por prona qytetarë aktualisht nuk ka dëmtuara”, u shpreh ai.
Burimi