Zjarr në një hotel në Korenë e Jugut, 7 të vdekur dhe 12 plagosur
👁957
Shtatë persona humbën jetën dhe 12 të tjerë mbetën të plagosur si pasojë e një zjarri të rënë në një hotel në Korenë e Jugut, njoftuan autoritetet lokale.
Zjarri ra mbrëmjen e së enjtes në një dhomë në katin e tetë të një hoteli në Bucheon, rreth 25 kilometra në perëndim të kryeqytetit Seul.
Deri më tani nuk dihen ende shkaqet e zjarrit, i cili u shua pas tre orësh.
Sipas agjencisë koreano-jugore të lajmeve Yonhap, ishin 27 të ftuar të cilët po qëndronin në hotel, një strukturë me nëntë kate dhe 64 dhoma, në momentin e ngjarjes.
Burimi