Zjarr në kodrat me bajame dhe ullinj në Berat, zjarrfikësit me mjete rrethanore
Një zjarr i madh ka rënë sot fshatin Osmënzezë në Njësinë Administrative Sinjë.
Zjarri, që ka qe në i qëllimshëm, u përhap me shpejtësi drejt zonës kodrinore të mbjellë me pemë ulliri dhe bajame.
Drejt zonës shkuan 18 zjarrfikës nga Berati, 6 nga Poliçani dhe forca të shumta policie. Terreni i vështirë e ka bërë të pamundur futjen e mjeteve zjarrfikëse drejt zonës së zjarrit dhe për këtë arsye u punua me mjete rrethanore dhe pompa uji shpine.
Për shkak të bimësisë së thatë dhe erës, zjarri rrezikonte të përhapej drejt banesave të fshatit prandaj zjarrfikësit punuan fillimisht për eliminimin e rrezikut drejt banesave dhe pastaj për fikjen e vatrave të shumta të përhapura në zonë.
Si rezultat i ndërhyrjes së menjëhershme, u bë i mundur izolimi i zjarrit, duke u shmangur përhapja drejt banesave të fshatit. Zjarri është lokalizuar dhe po punohet për fikjen e tij të plotë pasi në zonë ka ende disa vatra aktive dhe po punohet për izolimin e tyre.
Si pasojë e zjarrit është djegur një sipërfaqe prej 10 me shkurre e ferra,100 drurë ullinj dhe 50 drurë bajame. Policia po punon për identifikimin dhe kapjen e autorëve të zjarrvënies.
gijotina.com/
Burimi