Zhupa uron 7 Marsin: Pas 11 Majit nis Shqipëria madhështore dhe për arsimin dhe mësuesit

Zhupa uron 7 Marsin: Pas 11 Majit nis Shqipëria madhështore dhe për arsimin dhe mësuesit

Kryetarja e Komisionit të Edukimit Ina Zhupa ka uruar gjithë mësuesit dhe pedagogët për 7 Mars.
Duke vënë në dukje vështirësitë që kanë sot mësuesit shqiptar, ajo thotë se kjo gjendje merr fund më 11 Maj.
Zhupa shprehet se: “Mësuesit dhe pedagogët dhe i gjithë sistemi arsimor do jetë prioritet i qeverisë Berisha. Do të trajtojmë me respekt dhe dinjitetin e merituar mësuesit.”
Ajo sjell në vemendje programin e PD për arsimin:  “5 % e buxhetit shkon për arsimin!
Dyfishim dhe objektiv drejt trefishimit të rrogave të arsimtarëve.
Në mandatin e parë nuk do të ketë rrogë nën 1 mijë e 300 euro në arsimin shqiptar dhe jo nën 2 mijë euro për universitetet e vendit.
Postimi
Gëzuar 7 Marsin!
Mirënjohje për punën e palodhur në edukimin e brezave!
Sot, mësuesit trajtohen si skllevër të një sistemi arsimor të politizuar, pa dinjitet, pa rroga të mira, pa kushte pune.
Këto 12 vite, mësuesit shqiptarë, nga mësuesit më të paguar të të gjithë Ballkanit dhe rajonit, falë një politike që synonte mësuesin në piedestal, ata sot kanë rrogat më të ulëta, në rajon.
Kjo gjendje merr fund më 11 Maj!
Mësuesit dhe pedagogët dhe i gjithë sistemi arsimor do jetë prioritet i qeverisë Berisha.
Do të trajtojmë me respekt dhe dinjitetin e merituar mësuesit.
5 % e buxhetit shkon për arsimin!
Dyfishim dhe objektiv drejt trefishimit të rrogave të arsimtarëve.
Në mandatin e parë nuk do të ketë rrogë nën 1 mijë e 300 euro në arsimin shqiptar.
Nuk do të ketë rrogë nën 2 mijë euro në universitetet e vendit.
Ne do të bëjmë Shqipërinë madhështore!
Burimi

Ky lajmë ka
0 Komente