Zgjedhjet në Himarë, KQZ cakton renditjen e kandidatëve në fletën e votimit

Zgjedhjet në Himarë, KQZ cakton renditjen e kandidatëve në fletën e votimit

KQZ  zhvilloi sot mbledhjen për caktimin e renditjes së kandidatëve në fletën e votimit për zgjedhjet në Himarë.
Emri i parë në fletën e votimit për zgjedhjet e Himarës do të jetë Vangjel Tavo, numri i dytë, Petro Gjikuria.
Më 4 gusht banorët e Himarës do t’i drejtohen sërish kutive të votimit për të zgjedhur kryebashkiakun që do t’i drejtojë deri në vitin 2027.
Kjo do të jetë hera e nëntë që himariotët i drejtohen kutive të votimit për të parin e qytetit, por këtë herë 4 gushti është i veçantë, pasi këto do të jenë zgjedhjet e para të jashtëzakonshme në këtë qytet.
Sipas projektvendimit të KQZ, kandidatët do të kenë në dispozicion, vetëm 1 javë kohë për të organizuar fushatën e tyre.
Pak ditë më parë, Komisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve ka miratuar sasinë e fletëve të votimit që do të prodhohen për zgjedhjet e pjesshme në Bashkinë Himarë.
Sasia që duhet të prodhohet për zgjedhjet për kryetar të bashkisë Himarë është 23.535 fletë votimi.
Komisioneri caktoi edhe vendin e Numërimit të Votave të KZAZ-së nr. 88, Godina e Fushës së Sportit, Rruga “Apelistra”, salla e mbledhjeve e Këshillit Bashkiak, Bashkia Himarë.
Presidenti Bajram Begaj, caktoi datën 4 gusht për mbajtjen e zgjedhjeve të pjesshme në Himarë, pasi KQZ shpalli të pavlefshëm mandatin e kryetarit të zgjedhur, Fredi Beleri, i cili është dënuar me dy vite burg për blerje votash.
Burimi