Zgjedhjet e 11 majit/ Rama diskutime me drejtuesit politikë të qarqeve, përfundon takimi me Arbjan Maznikun, Manastirliun

Zgjedhjet e 11 majit/ Rama diskutime me drejtuesit politikë të qarqeve, përfundon takimi me Arbjan Maznikun, Manastirliun

Në vilën qeveritare nr 30, ditën e sotme mbahen takimet mes Kryeministrit Edi Rama dhe drejtuesve politikë të qarqeve për emrat e kandidatëve për deputetë me të cilën PS do të dalë në zgjedhjet e 11 majit. Secili prej drejtuesve të qarqeve jep propozimet për emrat që konsiderojnë si përfaqësues më të mirë të qarkut të tyre. Më pas emrat do të shqyrtohen në kryesinë e ps-së që do të mblidhet më 12 mars, ndërsa firmën finale e ka vetë Rama i cili vendos se kush do të jetë në listat e mbyllura e kush në listat e hapura.
Takimet kokë më kokë vijuan prej orës 10:00 deri në orën 13:40, ku Rama u takuam me 7 drejtues politikë të qarqeve. Më pas takimet u ndërprerë për të rinisur në orën 15:00 me drejtuesit e tjerë të qarqeve.
Takimet e pasdites i nisi me Eduard Shalsin, drejtuesin politik të qarkut të Kukësit, ndërsa kanë përfunduar diskutimet me Ogerta Manstirliun drejtuesen politike të Tiranës, që nisën prej orës 15:30.
Në orën 17:00 ka përfunduar takimi i kryeministrit Edi Rama me drejtuesin e qarkut të Elbasanit Arbjan Mazniku dhe me atë të qarkut Fier Belinda Balluku
 
Burimi

Ky lajmë ka
0 Komente