“Zero lekë, vetëm 1 buzëqeshje!” Këlliçi takim me Trump: Gjen përherë kohë…

“Zero lekë, vetëm 1 buzëqeshje!” Këlliçi takim me Trump: Gjen përherë kohë…

Drejtuesi politik i Partisë Demokratike për qarkun e Tiranës, Belind Këlliçi, ka zhvilluar një takim me kandidatin e Partisë Republikanë për president të SHBA-ve në zgjedhjet e nëntorit, Donald Trump.
Këlliçi ndodhet prej disa ditësh në SHBA ku po zhvillon takime me komunitetin shqiptar atje dhe krahas kësaj ka patur takime edhe me faktorë të rëndësishëm të Partisë Republikane si senatorë e kongresmenë dhe së fundi ka zhvilluar një takim edhe me ish-presidentin e njëkohësisht kandidatin republikan për zgjedhjet e muajit të ardhshëm.
Krahas fotove, Këlliçi shkruan se pavarësisht fushatës intensive, Trump gjen përherë kohë për të dëgjuar për Shqipërinë dhe shqiptarët.
Ai shton se për takimin dhe foton me Trump nuk u paguan para.
Postimi
Pavarësisht fushatës intensive, Presidenti Trump gjen përherë kohë për të dëgjuar për Shqipërinë dhe shqiptarët!
Shpresoj që foton e radhës ta bëjmë në Shqipëri, kombin që në masë kërkon kurorëzimin e tij në krye të Shtëpisë së Bardhë.
Për kureshtarët: Kosto???
ZERO lekë, vetëm 1 buzëqeshje
Burimi