Zbulohet data e fillimit të edicionit të katërt të “BBVA”, ja emrat që do të bëhen pjesë

Zbulohet data e fillimit të edicionit të katërt të “BBVA”, ja emrat që do të bëhen pjesë

Pritjes i erdhi fundi! “Big Brother VIP Albania” është më afër se kurrë! Na ndajnë mungon më pak se 1 muaj nga nisja e edicionit më të ndjekur në Shqipëri.
Teksa shtëpia pritet të ndezë dritat në mbrëmjen e 21 dhjetorit, emra të ndryshëm kanë nisur të qarkullojnë kudo nëpër rrjet teksa përflitet se do të jenë pjesë e edicionit të katërt të “BBV”.
Një nga emrat që po përflitet për të qenë pjesë e spektaklit është poeti, Albi Lushi. Një personazh i tërhequr nga vrulli i rrjeteve sociale dhe mediave ka arritur që të bëjë publikun për vete me anë të veprave të tij, ku i thur vargje dashurisë. Tashmë poeti romantik, pritet të jetë një ndër banorët e shtëpisë, për të çuar më tej artin e tij.
Ditët e fundit është përfolur edhe emri i këngëtares Albërie Hadërgjonaj. Mes Shqipërisë dhe SHBA-ve, Albëria vijon të jetë shumë e dashur për publikun. Mediat kanë shkruar ditët e fundit se edhe këngëtarja është ftuar që të marrë pjesë në reality, megjithatë deri më tani, akoma nuk ka dhënë një përgjigje.
Edhe emri i Alba Pollozhanit, është përfolur si një ndër banoret e mundshme të “Big Brother”. Ajo u bë e njohur nga një emision rreth dashurisë dhe kohët e fundit është përfolur edhe për deklaratat ekstremiste që jep.
Një tjetër personazh i njohur që mund të jetë pjesë e spektaklit Renee Reffo. Vajza në fjalë është e bija e aktores Julia Ilirjani, e cila vitin e kaluar ishte pjesë e e formatit “Big Brother”.
Edhe aktori e regjizori Drilon Hoxha po përflitet si një nga personazhet që do të jetë banorë i shtëpisë më të famshme në Shqipëri, i cili do të jetë pjesë e lojës për çmimin e madh prej 100 mijë eurosh.
Burimi

Ky lajmë ka
0 Komente