![Zbulohen me dhjetëra predha luftarake në repartin ushtarak në Mat, rrethohet zona](https://lajmidites.com/wp-content/uploads/thumbnails/2024/08/zbulohen-me-dhjetera-predha-luftarake-ne-repartin-ushtarak-ne-mat-rrethohet-zona_66c9ff3ebaaa2.jpeg-730x440-lajmidites.com.webp)
Zbulohen me dhjetëra predha luftarake në repartin ushtarak në Mat, rrethohet zona
Gjatë ditës së sotme, disa qytetarë zbuluan me dhjetëra predha luftarake në ish-fushën e shkrirjes të municioneve të ish-repartit ushtarak në Komsi, në vendin e quajtur “Pylli i Kadiut” të bashkisë Mat.
U mësua se predhat janë konstatuar në vend të hapur, ndërsa janë pikasur nga banorë të zonës. Ato janë kontestuar rastësisht, por zona njihet si e rrezikshme për shkak se aty në vitet 1995-2000, bëhej demontimi i municioneve luftarake.
Menjëherë është bërë i mundur rrethimi i zonës nga policia me shirita.
Specialistë të ushtrisë bënë me dije se një pjesë e këtyre predhave luftarake përbën rrezikshmëri, pasi janë me djegore të paplasura.
Prania e municioneve është rrezik për banorët e zonës të cilët e aksesojnë malin me bagëti apo për të mbledhur bimë medicinale.
Burimi