Zbardhet ngjarja/ 30 plumba ndaj “Audi”-t të blinduar në Bushat, shpallen në kërkim vëllezërit

Zbardhet ngjarja/ 30 plumba ndaj “Audi”-t të blinduar në Bushat, shpallen në kërkim vëllezërit

Policia e Shkodrës ka zbardhur ngjarjen kriminale të ndodhur mbrëmjen e djeshme (23 gusht) në fshatin Rranxa të njësisë Bushat në bashkinë Vau Dejës.
Policia ka shpallur në kërkim vëllezërit Prendi dhe një person tjetër si autor të dyshuar të ngjarjes, banues në fshatin Rranxa.
Mendohet se njëri prej tyre ka qëlluar nga një motor me automatik kallashnikov në drejtim të mjetit të blinduar tip Audi ndërsa të tjerët kanë qenë në një mjet tip BMW që është sekuestruar nga policia.
Mjeti tip BMW është i dëmtuar edhe ai nga plumbat duke ngritur dyshime se ka patur shkëmbim zjarri. Ndërkohë është ende e paqartë se kush janë personat që ndodheshin në mjetin e blinduar të cilët pasi janë gjendur përballë kësaj prite me armë zjarri, dyshohet se janë kundërpërgjigjur.
Automjeti tip Audi që u qëllua ka qenë në ecje e sipër dhe dyshohet se personat që ndodheshin brenda po shkonin tek vëllezërit Prendi për një konflikt të dyshuar mes tyre por janë pritur me armë zjarri.
Policia ka ushtruar kontrolle në banesën e vëllezërve Prendi në Rranxa por nuk i kanë gjetur aty dhe është bërë shpallja e tyre në kërkim.
Personat e ndodhur në automjetin tip Audi dyshohet se janë larguar me një makinë tjetër e cila ishte në mbështetje të tyre. Policia ka mbledhur kamerat e sigurisë në zonën përreth duke bërë të mundur identifikimin e autorëve të dyshuar dhe sekuestrimin e automjetit tip BMW. Efektivët vijojnë punën për zbardhjen e plotë të ngjarjes.
Burimi

Ky lajmë ka
0 Komente