Vritet nga sulmi me raketa gazetari i ‘Reuters’ në Ukrainë

Vritet nga sulmi me raketa gazetari i ‘Reuters’ në Ukrainë

Një shtetas britanik, i cili punonte në Ukrainën lindore si pjesë e ekipit të lajmeve të Reuters, u vra pas një sulmi me raketa në një hotel të shtunën, ka konfirmuar agjencia.
Ryan Evans ishte një nga gjashtë punonjësit e Reuters që qëndronin në Hotel Sapphire në qytetin e Kramatorsk, i cili është nën kontrollin e Ukrainës, por afër vijës së frontit kur u godit, shkruan BBC.
Autoritetet ukrainase thanë se hoteli u godit nga një raketë ruse. Rusia nuk ka komentuar.
Në një deklaratë, një zëdhënës i Reuters tha se agjencia ishte “shkatërruar” kur mësoi për vdekjen e Evans.
“Ne i shprehim ngushëllimet tona familjes dhe të dashurve të Ryan. Ryan ka ndihmuar shumë nga gazetarët tanë të mbulojnë ngjarje në mbarë botën, do të na mungojë shumë.”
Dy anëtarë të tjerë të ekipit ishin shtruar në spital dhe njëri prej tyre ndodhej në gjendje të rëndë.
Policia Kombëtare e Ukrainës tha më herët se trupi i 40-vjeçarit britanik u gjet nga rrënojat e hotelit në orën 18:35 me orën lokale  të dielën pas një kërkimi 19 orësh.
Duke shkruar në Telegram, presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky dërgoi “ngushëllimet e tij për familjen dhe miqtë” e gazetarit të vrarë.
Burimi