Vrau me thikë Amarildo Hoxhallarin se i ngacmoi të fejuarën, lihet në burg 25-vjeçari

Vrau me thikë Amarildo Hoxhallarin se i ngacmoi të fejuarën, lihet në burg 25-vjeçari

Gjykata e Tiranës ka caktuar masën e sigurisë ‘arest me burg’ për Darment Kelin, i cili disa ditë më parë vrau me thikë 34-vjeçarin Amarildo Hoxhallari.
Darment Keli ka rrëfyer dhe këmbëngulur se ka qenë ngacmimi që Hoxhallari i ka bërë të fejuarës së tij që denigroi situatën dhe ka çuar deri në ngjarjen e rëndë.
“Përcolla të fejuarën për te parkimi dhe u ngjita për në shtëpi. Kur dola në ballkon, pashë që një motor po e ndiqte dhe personi po fliste duke e ndjekur paralel makinën. I fola nga ballkoni dhe më pas zbrita. Aty Amarildo Hoxhallari më ofendoi dhe më goditi fizikisht. Pas përplasjes me të, në një moment e godita me thikën që e kisha marrë nga shtëpia, në gjaknxehtësi dhe sipër. Ka qenë sherr i momentit dhe jo i paramenduar, nuk kam pasur qëllim vrasjen e tij”, – ka dëshmuar ai ndër të tjera, duke u mbrojtur.
Policia e arrestoi Kelin pak minuta pas krimit dhe sekuestroi sende të ndryshme si prova materiale, kurse çështja po ndiqet nga Prokuroria, aktualisht me akuzat “vrasja me dashje” dhe “prodhimi, mbajtja apo shitja pa leje e armëve të ftohta”.
Në njoftimin zyrtar, Policia e Tiranës sqaron mes të tjerash, se viktima në momentin e konfliktit shoqërohej nga i ndaluari tjetër A.M., 33 vjeç, që e drejtonte motorin e tij në gjendje të dehur. Ai është ndaluar për “drejtim mjeti në mënyrë të parregullt”, kurse hetimet për krimin e rëndë mbeten ende aktive.
Burimi