Vrau dhe groposi 16-vjeçarin, Prokuroria kërkon burg përjetë për Kristjan Cenajn

Vrau dhe groposi 16-vjeçarin, Prokuroria kërkon burg përjetë për Kristjan Cenajn

Kristjan Cenaj, i vënë nën akuze për vrasjen dhe zhdukjen e 16-vjeçarit Mariglen Gjonaj në Kurbin, rrezikon dënimin me burgim të përjetshëm.
Kjo masë dënimi është kërkuar nga prokurori i Lezhës, Françesk Ganaj, i cili dha në gjykatë konkluzionet përfundimtare në lidhje me këtë çështje.
Tashmë do të jetë trupa gjykuese e kryesuar nga gjyqtari Aldi Kareco, e cila do të vendosë për fatin e 31-vjeçarit Kristjan Cenaj, i cili ndodhet në paraburgim që prej muajit tetor të vitit 2022, kur u arrestua nga policia me kërkesë të prokurorisë.
Kujtojmë se Cenaj vrau dhe groposi 16-vjeçarin Mariglen Gjonaj për t’i grabitur orën Rolex, ngjarje kjo e ndodhur në vitin 2015 në Kurbin. Ndërkohë eshtrat e 16 vjeçarit u gjetën në vitin 2022.
Ekzaminimet mjekoligjore të kryera pas gjetjes se trupit të viktimës në prill të vitit 2022 identifikuan nje dëmtim në kokë, që dyshohet të ketë ardhur si pasojë e goditjes me sende të forta, që i kane shkaktuar atij edhe vdekjen.
Autori i dyshuar, Kristjan Cenaj, mendohet se ka vepruar i vetëm për grabitjen dhe vrasjen e adoleshentit, konkluzion që është arritur nga prokuroria, e cila kreu disa hetime për ngjarjen.
Kristjan Cenaj ishte mbajtur nen vëzhgim pas gjetjes se kufomës se dekompozuar në rrugën e fshatit Adriatik të Fushë Kuqes për t’u arrestuar ndërsa po kthehej nga Italia, ku jetonte prej vitesh, në aeroportin e Rinasit.
Burimi