Vrau 50-vjeçarin në Ndroq, Julian Gjoshi tregon arsyen: E kam mbajtur me bukë, ai më ofendonte

Vrau 50-vjeçarin në Ndroq, Julian Gjoshi tregon arsyen: E kam mbajtur me bukë, ai më ofendonte

Julian Gjoshi, autori i vrasjes së Alfred Dedjas në Ndroq, ka pohuar para grupit hetimor se krimin e kreu pasi ndihej i ofenduar nga 50-vjeçari.
Sipas tij, Alfred Dedja e ofendonte sa herë që takoheshin. Takimin e fundit, 26-vjeçari ka thënë se e kishin pasur 10 ditë më parë.
Edhe aty, ka treguar Gjoshi, ishin sharë me njëri-tjetrin.
“Ndihesha i ofenduar, pasi sa herë që takoheshim më shante e ofendonte. Jemi takuar edhe 10 ditë para ngjarjes dhe sërish më ka ofenduar. Ditën e ngjarjes e kam marrë unë në telefon dhe i kam thënë hajde se po të pres për kafe. Sapo u ul e qëllova me armë. Unë atë e kam mbajtur me lekë e bukë kur punonte menaxher te Golden, pronë e familjarëve të mi. Pasi kreva vrasjen u largova menjëherë. Pistoletën e hodha jo shumë larg nga lokali, në anë të disa shkurreve”, ka treguar 26-vjeçari Julian Gjoshi.
Nga ana tjetër, policia këtë të martë do të nisë kontrollet në zonë për të gjetur pistoletën. Ndërsa autori Gjoshi pasi kreu vrasjen kishte qëndruar në fshatin Shkallnur të Kavajës, në një hotel.
Rikujtojmë se 26-vjeçari rezulton person me precedent penalë, pasi më 2021 është arrestuar për armëmbajtje pa leje, por që është liruar.
Julian Gjoshi rezulton gjithashtu të jetë kunati i Altin Hajrit, i njohur edhe si kreu i bandës së Shijakut.
Burimi

Ky lajmë ka
0 Komente