
Vrasja e palestinezes në Tiranë/ I ati dyshohet se vrau 24 vjeçaren për çështje nderi, shkak një video nudo
Detaje të reja nga hetimet për zbardhjen e vrasjes së palestinezes Rayyan Alwan, e cila u vra nga i ati, Fadi Alwan.
Autoritetet gjermane, në kthim-përgjigjen për autoritetet shqiptare bëjnë me dije se shkaku që dyshohet se mund të fshihet pas vrasjes së 24-vjeçares, është për çështje nderi, pasi dyshohet se familja ishte në presion për ekzistencën e një video ku vajza e tyre shfaqej nudo.
Në datën 26 shkurt, 1 ditë para se vajza e saj 24-vjeçare të gjendej e pajetë në një shtëpi me qira në Tiranë, nëna e saj ka bërë një kallëzim penal për zhvatje në Gjermani për këtë video.
Sipas nënës së Rayyan, prej dhjetorit 2024, ajo i kishte dhënë disa herë vajzës para për të paguar kërcënuesit që u kishte rënë në dorë video dhe vajza, pa praninë e së ëmës, i ka dërguar paratë përmes kompanive të transfertave, për të plotësuar kërkesat e shantazhuesit.
Megjithatë, në kallëzim, nëna e Rayyan nuk përjashton mundësinë që pas shantazhuesit të qëndronte vetë vajza e saj. Sipas nënës, Rayyan kishte fluturuar në Shqipëri së bashku me të atin Fadi Alëan, i cili nuk jeton me nënën e saj, më 19 shkurt 2025. Aty dyshohet se vajza i tregoi babait videon dhe nëna pretendoi se kishte lindur një mosmarrëveshje mes babait dhe vajzës, gjoja vetëm një mosmarrëveshje verbale.
Burimi