Vrasja e Martin Canit, mjeku i spitalit privat nuk dorëzon epikrizën e 14-vjeçarit të akuzuar si autor
👁861
Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve ka vënë në dijeni Policinë dhe Prokurorinë e Tiranës një informacion për shkelje ligji për një mjek te spitalit privat ku po kurohet 14-vjeçari i akuzuar për vrasjen me thikë të bashkëmoshatarit tek “Fan Noli”.
Për të dytën herë radhazi mjeku nuk i ka vënë në dispozicion grupit të ekspertëve të DPB epikrizën e të riut.
Dokumenti në fjalë nevojitet për vlerësimin e vendit ku do të vuajë masën e “arrestit në burg” të caktuar nga Gjykata e Tiranës për të riun.
Kujtojmë se 14-vjeçari Martin Cani u vra pas një sulmi me thikë gjatë një sherri nga bashkëmoshatari i tij, ku mbeti i plagosur edhe një tjetër i mitur.
Burimi