Vrasja e dyfishtë në Velipojë, Gjykata lë në qeli dy të arrestuarit si bashkëpunëtorë
Gjykata e Shkodrës lë në qeli dy të arrestuarit e dyshuar për vrasjen e dyfishtë të ndodhur në bregdetin e Velipojës, pas një sherri të nisur në muajin qershor dhe të përfunduar me viktima mbrëmjen e 19 Gushtit.
Pas një seance me dyer të mbyllura dhe pas dëgjimit të palëve, Prokurorisë dhe avokatit, Gjykata dha masën “arrest me burg” për Zyber Zagrad, 26 vjeç dhe Marjo Pali, 29 vjeç.
Ata akuzohen si bashkëpunëtorë me dy vëllezërit pronarë të hotelit “Holiday”, të kërkuarit Gëzim dhe Edmir Frroku, që akuzohen se vranë kunetërit Arsid Hoxha dhe Ersild Ishmi.
Sherri kishte nisur prej datës 28 Qershor të këtij viti, me plagosjen e një prej kamerierëve të hotelit dhe palët po pretendonin sqarimin, pas një lirimi të dyshuar nga drejtësia të të dyshuarve për atë ngjarje.
Burimi