
Vllaznia-Dinamo/ “Blutë” vendosin diktatin në “Loro Boriçi”, kryesojnë 2-0
👁524
Dinamo e ka mbyllur në avantazh të dyfishtë pjesën e parë ndaj Vllaznisë.
Blutë e kryeqytetit realizuan dy gola relativisht të shpejtë duke shtangur vendasit në “Loro Boriçi”.
Fillimisht shënoi Zabërgja në minutën e 28-të. Vila pason për Zabërgjan i cili nga e majta hyn në zonë dhe lëshon një gjuajtje të pakapshme në shtyllën e largët.
Ndërkohë në minutën e 43-të dyfishohen shifrat. Kahrimanoviç humb topin në mesfushë, Zabërgja nis kundërsulmin dhe pason për Nani i cili nga e djathta lëshon një predhë që nuk ndalet dot nga Qarri.
Burimi