
VIDEO – Zvicra mund Gjermaninë në pjesën e parë, paqe në Skoci-Hungari
👁2365
Janë mbyllur pjesët e para të Zvicër-Gjermani dhe Skoci-Hungari, ndeshjet e fundit të grupit A, të Euro 2024.
Zvicra e gjeti rrugën e rrjetës në minutën e 29’ me Ndoye, në momentin kur Gjermania po shfaqte epërsinë në fushë ndaj helvetwve.
Gjermania kishte shënuar më herët me Andrich (min.17’), por goli u anulua pas ndërhyrjes së VAR për një faull gjatë zhvillimit të aksionit.
Me këtë rezultat, Zvicra parakalon Gjermaninë duke i marrë kryesimin e grupit A.
Në takimin tjetër Skoci-Hungari, 45 minutat e para janë mbyllur në barazim.
Burimi