(VIDEO) Zhbllokohet rezultati, Duda u jep avantazhin sllovakëve

(VIDEO) Zhbllokohet rezultati, Duda u jep avantazhin sllovakëve

Zhbllokohet rezultati, Duda u jep avantazhin sllovakëve. Kuçka kroson nga krahu i djathtë i zonës dhe gjen Dudan në zonë, ky i fundit godet me kokë dhe shënon. Sllovakia po luan kundër Rumanisë, takim i vlefshëm për Grupin E të Kampionatit Europian 2024.
Sllovakia vjen pas një humbje kundër Ukrainës 1-2, por ka arritur që të koleksionojë një fitore të rëndësishme përballë Belgjikës, duke grumbulluar 3 pikë në total.
Llogaritë për sllovakët janë të komplikuara, për shkak se të gjithë kombëtaret janë me pikë të barabarta, dhe të gjitha kanë shansin të kualifikohen për më tej.
Nga ana tjetër është Rumania, që vjen pas humbjes me Belgjikën 2-0, dhe triumfit 3-0 kundër Ukrainës. E njëjta situatë është edhe për rumunët, teksa kanë koleksionuar në total 3 pikë, dhe synojnë kualifikimin për më tej, duke marrë një rezultat pozitiv sot.
SLLOVAKI-RUMANI 1-0
24′ Duda
Kuçka kroson nga krahu i djathtë i zonës dhe gjen Dudan në zonë, ky i fundit godet me kokë dhe shënon.(VIDEO)
Burimi