VIDEO – Vlora nën ujë, banorët e përmbytur: Nuk na hapte njeri telefonin, fjetëm jashtë. Edi Rama injoron situatën

VIDEO – Vlora nën ujë, banorët e përmbytur: Nuk na hapte njeri telefonin, fjetëm jashtë. Edi Rama injoron situatën

Qyteti i Vlorës është zgjuar nën ujë, pasi moti i keq goditi vendin tonë. Situata më alarmante ishte në qarkun e Vlorës ku reshjet intensive të shiut shkaktuan përmbytje të mëdha.
33 familje të evakuuara kanë kaluar natën larg banesave të tyre. Pamjet nga situata në qytetin e Vlorës, tregojne qarte rrugë e lagje janë ende nën ujë.

Banorët shprehen të revoltuar me reagimin e Bashkisë së Vlorës. Ata thonë se askush nuk e hapte telefonin për t’u kujtuar për ta.
Ndërkohë ata kërkojnë që autoritetet të vijnë të shohin dëmet e shkaktuara nga përmbytjet.
Një nga banorët është shprehur se “dje kemi kaluar situatë paniku nga reshjet e shumta, uji sipas saj ka hyrë në shtëpi ku e ka mbushur dhe me inerte”.
Ata janë shprehur se pushteti lokal i ka lënë në mëshirë të fatit dhe nuk u është gjendur pranë, ndërsa kërkojnë që të vlerësojnë dëmet.
“Kemi flerë natën jashtë pasi kishim frikë nga uji i rrëmbyer që vinte nga lart. Asnjeri se hapte telefonin dhe nuk na përgjigjej. Nuk kemi ujë pasi është mbytur pusi i ujit. Duhet që bashkia të vijë dhe të na vlerësojë dëmet që na janë bërë”, shprehet banorja.

Në zonën e kalasë, ka pasur rënie gurësh duke shkaktuar dëme të konsiderueshme në banesa, të cilat tashmë janë jashtë funksionit.
Banorët e prekur raportojnë se gurët dhe balta kanë hyrë brenda, duke krijuar kushte të papërshtatshme për jetesë.
Dëshmitarët e ngjarjes tregojnë se në momentin e rënies, ata dolën jashtë për siguri dhe kërkuan ndihmë nga institucionet, por deri tani nuk kanë marrë asnjë reagim.
Banorët bëjnë thirrje për ndërhyrje urgjente dhe mbështetje nga autoritetet pasi janë në qiell të hapur.
Dëme janë shkaktuar edhe në biznese.
Pronari i një farmacie tregoi momentet kur uji hynte në dyqan dhe ata qëndronin brenda për t’u mbrojtur sa më shumë ilaçet, por ishte e pamundur pasi uji arriti nivelin maksimal. Ai njoftoi zjarrfikësin që të hapte qepenin për të dalë nga dyqani.
Po ashtu, edhe bizneset e tjera tregojnë për situatën që shpesh herë ndodh në këtë zonë, por kjo ishte më e vështira.

Një ditë pas përmbytjeve, kryebashkiaku i Vlorës Ermal Dredha ia faturoi ngjarjen reshjeve mbi normalen, ndërsa premtoi dëmshpërblime. Ministri i Mbrojtjes Pirro Vëngu tha se ushtria është në terren për normalizimin e situatës, ndërsa është stakuar energjia elektrike në disa zona për shkak të prezencës së ujit në kabinat elektrike.
Për rastin, edhe pse jemi gati në mesditë, nuk ka bërë asnjë reagim kryeministri Edi Rama.
Burimi