VIDEO/ Portugalia e Ronaldos shfaqet pretendente, bën spektakël me Turqinë

VIDEO/ Portugalia e Ronaldos shfaqet pretendente, bën spektakël me Turqinë

Portugalia ka konfirmuar sot statusin e saj si pretendente për të shkuar deri në fund në Euro 2024, teksa ka siguruar vendin e parë në grup me fitoren kundër Turqisë.
Skuadra e Cristiano Ronaldos ka triumfuar 3-0, duket qenë superiore nga fillimi në fund. Skuadra e Vincenzo Montellas ndërkohë, ishte thuajse inekzistente në fushën e lojës, duke mos qenë e rrezikshme tek porta e portugezëve.
Luzitanët dominuan sfidën që në pjesën e parë të saj, duke krijuar disa raste shënimi derisa erdhi goli i Bernardo Silvas. Më pas, një autogol qesharak i Akajdin dyfishoi shifrat për ekipin ku Kristiano Ronaldo ishte titullar si zakonisht.
Ylli portugez la shenjën e tij në pjesën e dytë, kur dha asistin e golit të tretë për Bruno Fernandes, duke vulosur një fitore të pastër që i garanton Portugalisë kreun e grupit.
Me këtë fitore Portugaliza e Roberto Martinezit arrin të kualifikohet për më tej, ndërsa Turqia mbetet në kuotën e 3 pikëve dhe do të luajë gjithçka në ndeshjen e fundit, atë përballë Çekisë.

gijotina.com/
 
Burimi