![VIDEO – Nën kërcënimin e thikës, 32-vjeçari i grabit makinën pronarit të mobilerisë](https://lajmidites.com/wp-content/uploads/thumbnails/2024/12/video-nen-kercenimin-e-thikes-32-vjecari-i-grabit-makinen-pronarit-te-mobilerise_675ab89032c6f.png-730x440-lajmidites.com.webp)
VIDEO – Nën kërcënimin e thikës, 32-vjeçari i grabit makinën pronarit të mobilerisë
Një 32-vjeçar është vënë në pranga nga policia pasi akuzohet se nën kërcënimin e thikës ka grabitur një makinë në Tiranë.
Policia e Tiranës bën të ditur se një shtetas kishte hyrë në një mobileri dhe në kërcënimin e një mjeti prerës, ka vjedhur çelësin e një automjeti i cili ishte i parkuar në hyrje të mobilerisë, kanë organizuar punën për identifikimin dhe kapjen e autorit të dyshuar.
“Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr.2, ditën e djeshme, pas informacionit të marrë se në bulevardin ‘Bajram Curri’, një shtetas kishte hyrë në një mobileri dhe në kërcënimin e një mjeti prerës, ka vjedhur çelësin e një automjeti i cili ishte i parkuar në hyrje të mobilerisë, kanë organizuar punën për identifikimin dhe kapjen e autorit të dyshuar. Është lokalizuar dhe arrestuar shtetasi I. L., 32 vjeç, banues në Durrës”, njoftoi policia.
“Ditën e djeshme, ky shtetas dyshohet se ka hyrë në një mobileri dhe në kërcënimin e një mjeti prerës, i ka vjedhur një shtetasi çelësin e automjetit të cilin e kishte parkuar në hyrje të mobilerisë. Automjeti u gjet i braktisur në rrugën ‘Babë Rexha’ dhe u sekuestrua në cilësinë e provës materiale“, shtuan të njëjtat burime.
Burimi