(VIDEO) Austria në avantazh që në minutat e para ndaj Holandës, sërish një autogol
Holanda po përballet me Austrinë në “Olimpiastadion” të Berlinit, takim i vlefshëm për Grupin D të Kampionatit Europian 2024.
“Tulipanët” vijnë në këtë ndeshje pas barazimit pa gola kundër Francës dhe fitores së ngushtë 2-1 kundër Polonisë. Për momentin, për shkak se ka arritur të shënojë më shumë gola, ajo ndodhet në vendin e parë edhe pse me pikë të barabarta me Francën. Një pozicion që në fakt tenton ta mbajë edhe pasi të përfundojë takimi.
Austria vjen me moralin e ngritur, pas triumfit kundër Polonisë me shifrat 1-3. Edhe pse e humbën ndeshjen e parë ndaj Francës, përsëri austriakët kanë shpresa te kualifikimi, dhe mund ta arrijnë këtë në qoftë se i marrin thjesht një barazim holandezëve.
HOLANDË-AUSTRI 0-1
14’ Reijnders ka mundësinë e artë të shënojë pas një pasimi në qendër të zonës nga e majta, goditja e tij është tërësisht e gabuar dhe përfundon jashtë katërkëndorit. (VIDEO)
9’ Malen mundohet të korrigjojë gabimin me një dalje në të djathtën e pasim në qendër, që largohet nga mbrojtja austriake.
6’ GOOOL AUSTRIA! Pas një aksioni të shpejtë nga e majta, topi shkon në qendër ku Malen e devijon në portën e tij.
FORMACIONET ZYRTARE:
HOLANDA (4-3-3): Verbrugen; Ake, Van Dajk, De Vrij, Gertruida; Verman, Shuten, Reijnders; Gakpo, Depaj, Malen | Trajner: Ronald Kuman
AUSTRIA (4-2-3-1): Pentz; Posh, Vober, Lienhart, Pras; Seivaid, Grillitsh; Vimer, Sabitzer, Shmid; Arnautoviç | Trajner: Ralf Ragnik
gijotina.com/
Burimi