VIDEO – Aktorja rrëfen momentet dramatike në protestë: Policia i hodhi babait flakëhedhës, mund të kishte vdekur

VIDEO – Aktorja rrëfen momentet dramatike në protestë: Policia i hodhi babait flakëhedhës, mund të kishte vdekur

Aktorja Juli Emiri, ka rrëfyer një moment dramatik nga protesta e djeshme.
Ajo tregon se si i ati u gjendj në mes të flakëve pasi policia shtyu një flakadan në drejtim të tij.
Në një reagim në rrjetet sociale ajo shkruan:
Ky është babi im. Një nga flakëhedhëset që një protestues e hodhi në drejtim të bashkisë, një nga policët ia hodhi babit te këmbët. Babi mori flakë. Unë u sula t’ia shuaj,  bashkë me protestues të tjerë. U dogja dhe unë. Pas disa minutash, ku godisnim me ç’të mundnim, flaka u shua. Gjatë gjithë kësaj kohe, policët për asnjë çast nuk na hodhën ujin me të cilin shpërndanin protestuesit.
Babi mund të kishte vdekur sot.
Nga ata që lexojnë këtë status, ka një pjesë që u bëhet qejfi e thonë “mirë t’u bëhet/ç’u duhej të dilnin/vetë hodhën flakëhedhëse(jo babi)”, ka një pjesë që u vjen tmerrësisht keq jo thjesht për babin,por se kuptojnë diktaturën që po u riinstalohet para syve me vrasës gjakftohtë dhe u shtohet forca dhe motivi për ta mposhtur dhe një pjesë që u vjen keq por mendojnë “shyqyr që nuk isha/ja pse nuk duhet dalë në protestë se shiko ç’ndodh” pa e kuptuar sa shpejt do u vijë radha. Kjo pjesa e fundit është ajo që ka mbajtur gjithnjë Shqipërinë zvarrë, të nënshtruar, të pushtuar, të skllavëruar, që sjell e risjell diktaturën në një formë apo në një tjetër, periodikisht. Historia përsëritet aq herë sa nuk zëmë mend!

Lidhur me rastin ka reaguar dhe kreu i PD-së Sali Berisha, i cili dënon veprimet e policisë.
“Narko-krimineli me uniformë mori nga trotuari dhe i hodhi protestuesit shishen molotovë që ta digjte të gjallë! E bija e tij, artistja e njohur Juli Emiri i shuajti flakët që po e digjnin babain e saj kurse krimineli, vrasës, gjakftohtë shuante me ujë flakët qe digjnin pllakat, por jo ato që po digjnin protestuesin! Krimenel! Krimenel do të gjendesh se cili je”, shkruan Berisha në “FB”.
Burimi