Vetëm pak orë nga protesta, Këlliçi: Do jetë aksion, fundin e dinë qytetarët
Drejtuesi politik i qarkut Tiranë i PD-së, Belind Këlliçi, kur kanë mbetur vetëm pak orë nga nisja e protestës së paralajmëruar nga opozita, u shpreh se ka një mbështetje masive nga ana ae qytetarëve.
Këlliçi shtoi se fundin e protestës e dinë vetëm qytetarët.
“Ka një mbështetje dhe një përkrahje masive këtë radhë.
Qytetarët janë të vendosur sot për atë që kemi kërkuar sot, nisjen e mosbindjes civile.
Kjo do të jetë protesta e parë që do të hapi siparin e protestave që padiskutim kauzën tonë kryesore kanë qeverinë teknike për të patur zgjedhje të lira.
Protesta është thirrur në orën 18:00 dhe gjej rastin t’i bëj thirrje gjithë qytetarëve që ti bashkohen protestës.
Nuk ka asnjë thirrje për dhunë përkundrejt gjithë propagandës që bën qeveria, përkundër gjithë propagandës që bëhet nëpër media.
Kjo protestë është thirrur si reagim ndaj vjedhjes së përditshme që i ndodh qytetarëve.
Korrupsionit, burgosjes së deputetëve të opozitës, izolimit të liderit të opozitës pa asnjë provë.
Jemi kthyer në një vend që qeverisja kontrollon gjithçka.
Kemi të bëjmë me një drejtësi që është tërësisht e kapur.
Janë institucionet e ashtuquajtura të reja të drejtësisë që vetëm prodhojnë padrejtësi çdo ditë.
Për sa kohë nuk çon në burg urdhëruesin e vjedhjeve në Bashkinë e Tiranës që është Erion Veliaj, pronari faktik i inceneratorit të Tiranës dhe kreu i grupit të strukturuar kriminal ‘’5D’’ nuk ke bërë asgjë, je kthyer vetëm në një fasadë drejtësie për të mbrojtur një pushtetar.
Do të jetë një protestë jo si të tjerat. Do jetë vetëm një protestë me aksion.
Ne i kemi thirrur në orën 18:00 qytetarët për t’u bërë pjesë e kësaj proteste dhe për të qenë pjesë e gjithë intininerarit që do të udhëhiqet nga PD por organizmin e protestës dhe fundin e dinë qytetarët vetë”, u shpreh ai.
Burimi