VENDIMI/ Në Kosovë do të rinumërohen votat në 177 kuti votimi 16:05 : 09/03/2025 në RAJONI

VENDIMI/ Në Kosovë do të rinumërohen votat në 177 kuti votimi 16:05 : 09/03/2025 në RAJONI

Paneli Zgjedhore për Ankesa dhe Parashtresa në Kosovë ka rrëzuar për shkak të afateve kërkesën e Lëvizjes Vetëvendosje, e cila kërkonte shfuqizimin dhe përsëritjen e votimeve, sa i përket votave të diasporës të dërguara me postë, për zgjedhjet parlamentare të mbajtura më 9 Shkurt.
Vetëvendosje pretendoi në ankesën e saj se ka pasur “manipulim” të procesit të votimit përmes postës. Në vendimin e saj, PZAP-ja tha se LVV e paraqiti ankesën e saj pas afatit ligjor për paraqitjen e ankesave, i cili është 48 orë pas përfundimit të procesit të numërimit të votave.
Vetëvendosje bëri ankesë mbrëmjen e 7 marsit, ndërsa numërimi i votave përmes postës përfundoi pasditen e 4 marsit, sipas vendimit. Vetëvendosje ka të drejtë të ankohet ndaj këtij vendimi në Gjykatën Supreme brenda 48 orëve.
Ndërkohë, Paneli Zgjedhore për Ankesa dhe Parashtresa ka pranuar kërkesën e Vetëvendosjes lidhur me rinumërimin e 1.631 fletëvotimeve të shpallura si të pavlefshme në kuadër të votave jashtë vendit.
Sipas PZAP-së, me këtë vendim është udhëzuar KQZ, respektivisht Qendra e Numërimit dhe Rezultateve të bëjë hapjen e 177 kutive të votimit për vlerësim të votave të pavlefshme, teksa në këto përfshiheshin 1.631 fletëvotime të shpallura të pavlefshme.
Burimi

Ky lajmë ka
0 Komente