Vëllezërit nga Kosova drejt Shqipërisë, veteranët e UÇK kalojnë me ceremoni ushtarake në Morinë
👁225
Me flamujt kuq e zi dhe veshje kombëtare shumë qytetarë të Kosovës kanë udhëtuar drejt Shqipërisë për të festuar Ditën e Flamurit.
Jo vetëm Vlorën, por kanë zgjedhur edhe qytete të tjera për të qenë bashkë në shënimin e 112 vjetorit të Pavarësisë.
Në orët e para të ditës, pikën e përbashkët kufitare të Morinit e kaloi me ceremonial ushtarak një trupë e veteranëve të UÇK e FSK-së, e cila parakaloi në mënyrë simbolike me këngën për komandantin legjendar Adem Jashari.
Sipas policisë kufitare, fluksi më i madh i qytetarëve të Kosovës drejt Shqipërisë u shënua në orët e para të ditës, ndërsa është operuar me procedurën e kalimit të kufirit pa kontrolle sipas protokollit ndërqeveritar në ditë festash.
Burimi