
Veliaj nis agjerimin, Berisha e ‘uron’: Zoti ia pranoftë, por paratë e vjedhura duhet t’jua kthejë qytetarëve
👁944
Pas fjalës së tij të fortë në Parlament, kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka dhënë një koment për kryebashkiakun e Tiranës, Erion Veliaj, i cili njoftoi fillimin e agjërimit për muajin e Ramazanit.
Berisha, në fjalën e tij për mediat jashtë Kuvendit, e ka komentuar këtë veprim të Veliaj si një akt personal, duke shtuar se “Zoti ja pranoftë agjërimin, por edhe vjedhjet e tij le t’i dorëzojë, t’ua japë atyre që ua ka marrë, që të pastrojë shpirtin.”
Në fjalët e tij, Berisha ka theksuar se në doktrinën e Islamit, “edhe një moment po të lutesh te Zoti, ai të pranon”, duke sugjeruar që Veliaj, përveç agjërimit, duhet të shlyejë edhe veprimet e tij të tjera për të arritur pastrimin shpirtëror.
Burimi