Veliaj merr edhe një  avokat amerikan: Nesër në Apel do të kërkojmë lirimin me kusht!

Veliaj merr edhe një avokat amerikan: Nesër në Apel do të kërkojmë lirimin me kusht!

Ekipit të avokatëve të Erion Veliajt, të cilët do të bëjnë mbrojtjen ligjore të kryebashkiakut me drejtësinë, u është bashkuar dhe avokati amerikan Joshua Roberts, përfaqësues i studios ligjore amerikane “Kasowitz Benson Torres LLP”.
Deri më tani nuk dihen të dhënat se sa do të paguhet ai dhe se si do të paguhet, teksa Erion Veliaj akuzohet nga SPAK për korrupsion në 9 raste dhe pastrim parash.
Avokati Joshua Roberts ka zhvilluar ditën e sotme një takim në paraburgimin e Durrësit me Erion Veliajn, një ditë para seancës në Gjykatën e Posaçme të Apelit.
Në një prononcim për mediat, ai u shpreh se ka ardhur si vëzhgues dhe se do këshillojë avokatët e Erion Veliajt, të cilët në Apel sipas tij, do të kërkojnë lirimin me kusht të kryebashkiakut të Tiranës. Avokati amerikan nuk pranoi asnjë pyetje nga gazetarët.
“Emri im është Joshua Roberts, jam partneri i një studioje ligjore amerikane që këshillon kryetarin Veliaj dhe jemi në dijeni për arrestin e tij prej datës 10 shkurt. Jam këtu thjesht në rolin e vëzhguesit. Në Amerikë, sipas Kushtetutës dhe ligjit, akuzat dhe veprat penale ngrihen në bazën e një shkaku të arsyeshëm kur të jetë kryer një krim. Dhe qytetarët që përballen me akuza penale mund të ndalohen para gjyqit vetëm nëse paraqesin rrezik për shoqërinë.
Ndikimet e caktuara në afat dhe pa akuza penale dhe kriteret për rreziqe për politikanët janë në kundërshtim me sundimin e ligjit dhe demokracinë në SHBA. Nesër unë do të vëzhgoj argumentet e apelimit në lidhje me lirimin me kusht të kryetarit Veliaj. Nuk do t’ju përgjigjem për asnjë pyetje apo të bëj ndonjë vërejtje sot”, u shpreh avokati amerikan.
Burimi

Ky lajmë ka
0 Komente