Vdes në moshën 101-vjeçare nëna e legjendës së futbollit, Pele

Vdes në moshën 101-vjeçare nëna e legjendës së futbollit, Pele

Celeste Arantes, nëna e futbollistit të ndjerë Pelé, vdiq të premten në moshën 101-vjeçare.
Arantes i kaloi pesë vitet e fundit në një gjendje vegjetative dhe nuk u informua për vdekjen e djalit të saj në vitin 2022. Ajo ndodhej në spital gjatë 8 ditëve të fundit, tha në një deklaratë Konfederata e Futbollit Brazilian.
Shkaku i vdekjes së Arantes nuk u zbulua, shtoi CBF.
Fondacioni Pelé tha në kanalet e tij të mediave sociale se nëna e lojtarit të vetëm tri herë fitues i Kupës së Botës ishte një model.
“Ndjenjat e sotme janë të përziera. Ne vajtojmë thellësisht largimin e ‘Celestinha’, siç e quajti me dashuri djali i saj. Në të njëjtën kohë, ne jemi përjetësisht mirënjohës për ekzistencën e saj”, tha fondacioni.
“Dona Celeste është nëna mbretëreshë dhe do të mbahet mend përgjithmonë me dashuri në zemrat dhe kujtimet tona.”
Santos, klubi ku Pele luajti pjesën më të madhe të karrierës së tij, tha se tifozëve të tij u vjen keq për vdekjen e “nënës së mbretit tonë të përjetshëm”.
Edson Arantes do Nascimento, i njohur globalisht si Pelé, ishte një nga tre fëmijët e Celeste Arantes. Ajo fillimisht ishte kundër që djali i saj të bëhej një futbollist profesionist, por gradualisht ndryshoi pikëpamjet e saj pasi djali i saj u bë më i suksesshëm.
Pelé vdiq më 29 dhjetor 2022.
Burimi