U ndërpre nga kushtet atmosferike, rifillon takimi Gjermani-Danimarkë

U ndërpre nga kushtet atmosferike, rifillon takimi Gjermani-Danimarkë

“Pancerat” gjermanë po përballen me “Vikingët” e Danimarkës, në sfidën e vlefshme për fazën e 1/16-ve, të Kampionatit Evropian të futbollit, Euro 2024.
Mirëpo, arbitri kryesor i sfidës ka vendosur të ndërpresë gjithçka, në minutën e 38′-të të sfidës, ku shkak janë bërë kushtet e rënduara atmosferike, teksa një shi i rrëmbyer ka filluar në Dortmund.
Për fat shiu nuk ka vazhduar për një kohë të gjatë dhe pas konsultimit me të dyja ekipet është vendosur për të rivazhduar sfidën aty ku u ndërpre, duke lumturuar tifozët e pranishëm në “Signal Iduna Park”.
Burimi