![U kap duke kultivuar 1630 bimë kanabisi, arrestohet 44-vjeçari shqiptar në Spanjë](https://lajmidites.com/wp-content/uploads/thumbnails/2024/08/u-kap-duke-kultivuar-1630-bime-kanabisi-arrestohet-44-vjecari-shqiptar-ne-spanje_66cafc5ec75c6.jpeg-730x440-lajmidites.com.webp)
U kap duke kultivuar 1630 bimë kanabisi, arrestohet 44-vjeçari shqiptar në Spanjë
👁5290
Një 44-vjeçar shqiptar është arrestuar nga policia spanjolle pasi është kapur duke kultivuar kanabis.
Mediat spanjolle shkruajnë se policia zbuloi një plantacion të kultivimit të kanabisit, ku u gjetën 1630 bimë në zonën e Castellote.
Në operacion janë përfshirë dhjetëra efektivë dhe një helikopter, ndërsa operacioni ka zgjatur prej disa muajsh, ndërsa në plantacion janë vëzhguar dy persona.
Personi i dytë është ende në kërkim.
Burimi