Turqia fiton në fund përballë Çekisë me 10 veta

Turqia fiton në fund përballë Çekisë me 10 veta

Turqia bëhet ekipi i radhës që arrin të kualifikohet për në fazën tjetër të Europianit pas fitores 1-2 me Republikën Çeke në Hamburg.
Sfida nisi me ritëm të ulët, teksa gjërat u bënë më të vështira për çekët pas daljes me karton të kuq të Barak në minutën e 20’. Në pjesën e dytë, ishte Calhanoglu që kaloi në avantazh turqit në minutën e 51’, ndërsa Soucek riktheu baraspeshën në minutën e 66’.
Çekët u përpoqën të gjenin dhe golin e kualifikimit, por mbrojtja turke u bë e pakalueshme, teksa në minutën e fundit ishte Cenk Tosun që shënoi dhe golin e sigurisë për skuadrën e Montellës, teksa në fund pati dhe tension me skuadrat, ku gjyqatri nuk i kurseu kartonët e kuq.
Kështu Turqia kualifikohet për në fazën e 1/8-ave në vendin e dytë me 6 pikë, ndërsa Çekia eliminohet në vendin e fundit me vetëm 1 pikë.
ÇEKI 1-2 TURQI
Soucek 66′ / Calhanoglu 51′, Cenk Tosun 90+4′
Goli i Cenk Tosun (VIDEO)
Goli i Soucek (VIDEO)
Goli i Calhanoglu (VIDEO)
Kartoni i kuq i Barak (VIDEO)
Burimi