Trump i kërkon udhëheqësit suprem të Iranit të negociojë për mosmarrëveshjen e programit bërthamor

Trump i kërkon udhëheqësit suprem të Iranit të negociojë për mosmarrëveshjen e programit bërthamor

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump tha se i ka shkruar një letër liderit suprem iranian, Ayatollah Ali Khamenei, me synimin për negociata lidhur me mosmarrëveshjen për programin bërthamor të Iranit.
“Unë u kam shkruar atyre një letër duke thënë: “Shpresoj që ju do të negocioni sepse nëse ne duhet të hyjmë ushtarakisht, do të jetë një gjë e tmerrshme”, tha Trump në një intervistë për kanalin amerikan “Fox Business”.
Kur u pyet, ai konfirmoi se ia kishte shkruar letrën liderit iranian, Khamenei.
“Ka dy mënyra se si mund të trajtohet Irani – ushtarakisht ose me marrëveshje. Unë do të preferoja të bëja një marrëveshje sepse nuk jam duke kërkuar të dëmtoj Iranin”, shtoi Trump.
Presidenti amerikan theksoi se Irani nuk mund të kishte armë bërthamore.
Në mandatin e tij të parë në detyrë, Trump u tërhoq në mënyrë të njëanshme nga pakti bërthamor i Vjenës i vitit 2018, i cili synonte të kufizonte programin bërthamor të Iranit në këmbim të heqjes së sanksioneve.
Pas kësaj, Teherani gjithashtu nuk iu përmbajt më kushteve të marrëveshjes.
Trump i ishte afruar tashmë Iranit me një mesazh gatishmërie për të biseduar në fillim të shkurtit – në të njëjtën kohë duke mbajtur një qëndrim të ashpër.
Megjithatë, së fundmi Khamenei e bëri të qartë se vendi i tij nuk dëshironte të negocionte me SHBA-në pavarësisht krizës ekonomike dhe inflacionit në rritje me të cilin përballet Irani.
Burimi

Ky lajmë ka
0 Komente