Trump e quan kryeministrin Trudeau “Guvernator të Provincës së Madhe të Kanadasë”

Trump e quan kryeministrin Trudeau “Guvernator të Provincës së Madhe të Kanadasë”

Presidenti i zgjedhur i SHBA-ve, Donald Trump, e cilësoi kryeministrin kanadez Justin Trudeau si “Guvernator i Provincës së Madhe të Kanadasë”.
“Ishte kënaqësi e madhe të darkoja mbrëmë me Justin Trudeau, Guvernatorin e Provincës së Madhe të Kanadasë”, u shpreh Trump në postimin në llogarinë e tij në rrjetin sociale “Truth Social”.
Trump tha se rritja e taksës doganore me 25 për qind do të ndikonte negativisht në ekonominë kanadeze. Ai iu drejtua Trudeau-t si “guvernator i shtetit” dhe u tall me të duke thënë: “Rezultatet do të jenë vërtet madhështore për të gjithë. Mezi presim ta shohim sërish ‘guvernatorin’ së shpejti në mënyrë që të vazhdojmë diskutimet tona të thelluara për tarifat doganore dhe tregtinë”.
Postimi i Trumpit erdhi pasi Trudeau komentoi më herët efektet negative të rritjes së tarifave të Trumpit mbi konsumatorët amerikanë.
“Mendoj se njerëzit në jug të kufirit kanë filluar të zgjohen me faktin se vendosja e tarifave për gjithçka që vjen nga Kanadaja do ta bëjë jetën shumë më të shtrenjtë”, tha Trudeau.
Trudeau u takua me Trumpin në rezidencën e tij Mar-a-Lago në Florida në fund të nëntorit. Kur Trump mori detyrën si president, ai njoftoi se do të vendoste taksë doganore prej 25 për qind për të gjitha produktet që vijnë nga Meksika dhe Kanadaja dhe 10 për qind shtesë për produktet që vijnë nga Kina.
Burimi

Ky lajmë ka
0 Komente