Trajneri spanjoll pas ndeshjes me Shqipërinë: 9 pikë dhe asnjë gol i pësuar, jemi krenarë
Trajneri i Spanjës, Luis De la Fuente në konferencë për mediat pas ndeshjes me Shqipërinë tha se ndihet krenar për arritjen e ekipit të tij në tri ndeshjet e para të evropianit.
Luis De la Fuente: Ne jemi tani më të lirë që të ëndërrojmë, por përsëri duhet të qëndrojmë me këmbë në tokë. Secila lojë është e veçantë dhe që bëmë është shumë e vështirë. Të fitosh 3 ndeshje dhe të mbash portën e paprekur është diçka e madhe, duhet të jemi krenar.
Ne duhet të presim deri të mërkurën të shohim se me kë do të përballemi në raundin me eliminim direkt, por do të jemi gati.
Plani shkoi ashtu si e parashikuam. Ne kishim shumë energji. Gjërat u bënë të vështira pasi filloi pjesa e dytë. Kemi vend për përmirësime, dhe kemi një grup shumë të talentuar lojtarësh që duan të përmirësohen. Kur luan me më të mirët, duhet të japësh më të mirën.
16 ekipet më të mira të Evropës do të jenë në raundin tjetër, pra unë nuk i jap shumë rëndësi vetes si favorit. Një ditë mund të jesh më i miri, ditën tjetër mund të jesh askushi. Le të mos vendosim më shumë presion mbi lojtarët.
Ne donim të fitonim sonte, pavarësisht të gjithave. Është vetëm një lojtar i vetëm i cili nuk ka luajtur akoma, Alehandro Remiro.
Burimi