Tjetër zjarr në Bulqizë, një vatër e re në malin e Bllacës

Tjetër zjarr në Bulqizë, një vatër e re në malin e Bllacës

Masivet pyjore të Bashkisë së Bulqizës vijojnë të përballen me raste të zjarreve. Ende nuk dihet nëse zjarret e rëna përgjatë muajit Gusht kanë qenë të qëllimshme apo janë shkaktuar nga pakujdesia, megjithatë, autoritetet është dashur të luftojnë me flakët gjatë verës.
Vatra më e madhe dhe që ka shkaktuar dëme të mëdha ekonomike ka qenë ajo e Tërnovës. Vetëm me rënien e shirave gjatë javës së kaluar, zjarri u fik. Por, pas përmirësimit të kushteve të motit, duket se situata është rikthyer. Dy ditë më parë pati një zjarr masiv në Malin e Bardhë, ndërsa u fik me ndërhyrjen e banorëve.
Ndërkohë, këtë të hënë një vatër zjarri aktive është parë në malin e fshatit Bllacë të Njësisë Administrative Shupenzë. Mësohet se vatra e zjarrit ka përshkuar disa hektar pyje me dushqe e shkurre në këtë zonë.
Terreni i thyer malor e ka vështirësuar punën e autoriteteve, ndërsa vatra e zjarrit vijon të zgjerohet.
gijotina.com/
Burimi