Tjetër sulm në Gjermani! 26-vjeçari kërcënon me thikë kalimtarët, qëllohet për vdekje nga policët

Tjetër sulm në Gjermani! 26-vjeçari kërcënon me thikë kalimtarët, qëllohet për vdekje nga policët

Disa ditë pas një sulmi vdekjeprurës me thikë në qytetin e afërt të Solingenit, ku mbetën të vrarë tre persona, një burrë i akuzuar për sulmin me thika ndaj këmbësorëve në Mers, të Gjermaninë perëndimore, u qëllua për vdekje nga policia të martën.
Policia u njoftua se një person kishte sulmuar dhe kërcënuar kalimtarët me thikë në qytet, ku menjëherë janë vënë në lëvizje.
Oficerët kanë identifikuar të dyshuarin, shtetasin gjerman 26 vjeç i cili pasi ka tentuar t’i sulmojë dhe ata me dy thika.
Policët menjëherë kanë gjuajtur drejt tij. 26-vjeçari ndërroi jetën në vend. Askush tjetër nuk u lëndua.
Incidenti vjen vetëm pak ditë pasi tre persona u vranë dhe tetë të tjerë u plagosën në një sulm me thikë të premten në një festival në natyrë në Solingen, rreth 45 kilometra nga Mers.
Burimi