Tjetër kërcënim për jetën e Trump, vihen në pranga një person

Tjetër kërcënim për jetën e Trump, vihen në pranga një person

Shërbimet sekrete dhe policia amerikanë kanë arrestuar një person i cili kërcënonte se do të të vriste ish-presidentin amerikan Donald Trump.
Pas një operacioni që zgjati për disa orë, autoritetet vunë në pranga 66-vjeçarin Ronald Lee Syrvud, i cili kishte kërcënuar se do të godiste Trump përpara tubimit të tij të planifikuar në Arizona.
Lee Syrvud, i dënuar më herët për krime seksuale, kishte postuar për dy javë me radhë mesazhe në rrjetet e tij sociale duke alarmuar shërbimet sekrete, rreth 1 muaj pasi manjati u qëllua në vesh gjatë një mitingu në Butler.
Më herët, lajmi u konfirmua dhe nga vetë Donald Trump, i cili gjatë një interviste në një radio lokale në Arizona, u shpreh se trupat e tij të sigurisë janë të alarmuar dhe nuk dëshirojnë që ai të qëndrojë aty për shkak të një kërcënimi të mundshëm.
Burimi