“Thoughts of a Tohunga” e Goldie shitet për 2,2 milionë dollarë

“Thoughts of a Tohunga” e Goldie shitet për 2,2 milionë dollarë

Piktura “Thoughts of a Tohunga” e piktorit nga Zelanda e Re, Charles Frederick Goldie u shit për 2,2 milionë dollarë në një ankand.
Në deklaratën nga Qendra Ndërkombëtare e Artit në Zelandën e Re thuhet se portreti i liderit të famshëm shpirtëror Maori, Wharekauri Tahuna është vepra e Goldies që u shit me çmimin më të lartë.
Theksohet se piktura e cila nga bota e artit konsiderohet si kryevepër, u shit për 2,2 milionë dollarë në ankand dhe hyri në historinë e artit të vendit si vepra që gjeti një blerës me çmimin më të lartë në një ankand.
Veprat e piktorit të famshëm të Zelandës së Re, Goldie të cilat dokumentojnë të moshuarit dhe figurat kulturore të komunitetit Maori, zënë vend të rëndësishëm në trashëgiminë artistike të vendit.
Edhe tabloja me bojë vaji “Thoughts of a Tohunga” është një nga këto vepra që piktori e ka përfunduar në vitin 1938.
Në vepër është përshkruar Wharekauri Tahuna, udhëheqësi shpirtëror i Ngati Manawa, një nga fiset Maori, i cili njihet si një simbol i rëndësishëm në ruajtjen e kulturës së popullit indigjen.
Piktura, e cila përshkruan Tahunën me “moko” (tatuazh tradicional Maori) në fytyrë dhe varësen tradicionale “hei-tiki” në qafë, konsiderohet nga kritikët e artit si vepra më e suksesshme e Goldies dhe kulmi i artit të portreteve Maori.
Burimi

Ky lajmë ka
0 Komente