Tërmeti i fuqishëm godet Portugalinë, u ndje edhe në Marok e Spanjë
👁1445
Një tërmet me magnitudë 5.3 të shkallës Rihter goditi këtë të hënë zonën detare pranë Portugalisë, njoftoi Qendra Sizmologjike Evropiane-Mesdhetare (EMSC).
Tërmeti ka ndodhur në një thellësi prej nëntë kilometrash nën sipërfaqen e detit.
Epiqendra e tërmetit, i cili u rregjistrua në orën 6:11 të mëngjesit, ishte 79 kilometra në jugperëndim të qytetit të Setubal, i cili ka një popullsi prej rreth 120,000 banorësh.
Tërmeti u ndje në një rreze prej 400 kilometrash dhe banorët e Marokut dhe Spanjës gjithashtu e ndjenë atë.
Burimi