“Të vjedhësh është krim”, ironizon Noka: Kryehajduti Rama bërtet për zbatimin e ligjit
Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike, njëkohësisht edhe deputet i saj, Flamur Noka në një reagim pas takimit të Edi Ramës në QSUT, shkruan se, hajduti që i vjen të gjithë shqiptarët po i kthen mjekët në shënjestër të progapangës së tij.
Reagimi i Nokës:
Kanceri i shtetit, hajduti që për të ardhur në pushtet premtonte shëndetësi falas, u zhdëp duke vjedhur nëpërmjet koncesioneve të check up-it, të sterilizimit dhe laboratorit të mbetjeve spitalore, aq sa luajti me jetët e shqiptarëve duke i ekspozuar para një sistemi tërësisht të korruptuar shëndetësor.
Një herë ia hodhi duke kriminalizuar Tixhen, e duke e kthyer në shënjestër të propagandës së tij mediatike, për të shpëtuar sojin e vet qeveritar, hajdutët si vetja.
‘Të vjedhësh pacientët është krim’, tha hajduti që i vjedh të gjithë, pacientë e jo pacientë, duke tentuar t’ua lërë në derë mjekëve faturën e korrupsionit të tij, me të cilën siguron paratë për të paguar propagandën e shëmtuar. Sistemin shëndetësor e shkatërruan koncensionet e tij. E shkatërroi ai me firmën e tij.
‘Ekspertë të huaj për t’i dhënë zgjidhje’, kërkon kryeministri më i paaftë i Europës, që s’mban përgjegjësi për qeverisjen e tij e për askënd nga të emëruarit e tij. Kjo nuk është çështje ekspertize e as mall vendi apo i huaj. Kjo është çështje e vullnetit politik, që o e ke o s’e ke. Rama ka vullnet vetëm për vjedhur, prandaj kjo propagandë e sotme nuk ia lan fytyrën.
Burimi