Të dielën hapet për makinat Thumanë – Kashar, shtyhet tarifa 2.5 euro deri në zgjedhjet e 2025-s

Të dielën hapet për makinat Thumanë – Kashar, shtyhet tarifa 2.5 euro deri në zgjedhjet e 2025-s

Në inspektimin para hapjes për qarkullimin e automjeteve n ë aksin Thumanë-Kashar, ministrja e Infrastrukturës, Belinda Balluku,  u shpreh se gjithçka është gati të dielën.
“Segmenti do të dorëzohet të dielën, në orën 19:00. Pra, rruga e re e ndërtuar, mbi 21 km që kemi si kategori A, është e përfunduar. Tashmë është vetëm çështje pastrimi apo ndonjë sinjalistike, ndërkohë që mbeten ende për të përfunduar rrugët kryesore”, tha ministrja.
Kontrata parashikon, rruga nuk do të bëhet me pagesë nëse punimet nuk përfundojnë tërësisht. Kështu, që mbase deri në zgjedhjet e vitit 2025 qarkullimi do të jetë pa pagesë.
“Të gjithë drejtuesit e automjeteve do të kenë të drejtë të zgjedhin rrugët e shpejtësisë mbi 130 kilometra në orë me pagesë apo rrugët dytësore të cilat do të jenë të disponueshme pa asnjë lloj pagese”, tha ajo.
Në kontratën bazë të lidhur me 28 maj 2022 dhe në dy shtojcat e saj, nuk është pasqyruar studimi ekonomiko- financiar, për vlerën e tarifës që do paguajnë përdoruesit e kësaj rruge pas 1 shkurtit 2025 kur të fillojë qarkullimi e deri më 31 janar 2060.
Nisur prej faktit, që këtë studim tarife e detyron ligji për koncesionet e rrugëve me pagesë, mund të mendohet se vendosja e vlerës 2.5 Euro, është marrëveshje personale e klienteliste.
Fitimi i përllogaritur i oligarkut Bashkim Ulaj, do të jetë afro 500 milionë Euro në 35 vite koncesion, ose 14 milionë Euro në vit pa i dhënë as 1 qindarkë fitim shtetit.
gijotina.com/
 
Burimi