Taksa 3% e rivlerësimit të pasurive të paluajtshme bllokon tregun, agjencitë imobilare: Parlamenti po e vonon

Taksa 3% e rivlerësimit të pasurive të paluajtshme bllokon tregun, agjencitë imobilare: Parlamenti po e vonon

Shoqata e agjentëve imobiliar në një deklaratë zyrtare kanë kërkuar Parlamentit të miratojë sa më parë takës 3% të rivlerësimit të pasurive të paluajtshme.
Kjo sepse sipas tyre ka bllokuar tregun momental, ndërsa theksojnë se është thelluar hendeku i pronave në shitje duke u tërhequr nga tregu deri në sqarimin përfundimtar të tij.
“NAREA ka ndjekur me shumë vëmendje zhvillimet pozitive gjatë 5 viteve të fundit dhe sidomos iniciativën për mundësinë e rivlerësimit të pasurive të paluajtshme me një tatim të korrigjuar në nivelin 3%.
Vonesa në trajtimin parlamentar të këtij propozimi, mungesa e konkretizimit të tij dhe paqartësia për të ardhmen ka sjell efekte tepër negative në bllokimin momental të tregut. Gjatë 5 viteve të fundit, ashtu si pjesa tjetër e tregjeve, Shqipëria ka operuar në tregun e shitësit. Me zvarritjen e trajtimit të këtij propozimi, thellohet hendeku i pronave në shitje duke u tërhequr nga tregu deri në sqarimin përfundimtar të tij”, thuhet në deklaratën në emër të mbi 100 Zyrave të Real Estate.
gijotina.com/
Burimi