
Sukseset e sportistëve të Kosovës në Paris, Rama: I lumtur dhe krenar që jam miku juaj
👁26740
Kryeministri Edi Rama, me anë të një postimi në rrjetet sociale ka thënë se është shumë i lumtur dhe krenar që është mik i medalisteve olimpike të Kosovës, xhudistet Distria Krasniqi dhe Laura Fazliu.
‘’I lumtur dhe krenar që jam miku juaj, e që ju nderoni Kosovën botërisht dhe i shërbeni edhe Forcave të Armatosura të Shqipërisë’’, ka shkruar Rama.
Theksojmë se Distria Krasniqi ka fituar në “Paris 2024” medaljen e argjendtë në kategorinë deri 52 kilogramë. Ajo e kishte fituar medaljen e artë në “Tokio 2020”.
Ndërsa Laura Fazliu fitoi medaljen e bronztë në kategorinë deri 63 kilogramë
Burimi