Studimi: Ushqimet ultra të përpunuara lidhen me vdekjen e hershme. Produktet që duhet të shmangni

Studimi: Ushqimet ultra të përpunuara lidhen me vdekjen e hershme. Produktet që duhet të shmangni

Ngrënia e ushqimeve ultra të përpunuara lidhet me një rrezik të vdekjes së hershme, sipas një studimi 30-vjeçar, por ushqime të ndryshme kanë ndikime të ndryshme.
Mishi i përpunuar dhe ushqimet dhe pijet me sheqer nuk lidhen me të njëjtat rreziqe si drithërat e plota të përpunuara, për shembull, tha autori kryesor i studimit Dr. Mingyang Song, profesor i asociuar i epidemiologjisë klinike dhe të ushqyerit në Shkollën TH Chan të Shëndetit Publik të Harvardit.
Studimi analizoi të dhënat nga më shumë se 100 mijë profesionistë shëndetësorë në Shtetet e Bashkuara pa histori të kancerit, sëmundjeve kardiovaskulare ose diabetit. Nga viti 1986 deri në vitin 2018, pjesëmarrësit jepnin informacion mbi shëndetin dhe zakonet e tyre të jetesës çdo dy vjet. Çdo katër vjet, ata plotësonin një pyetësor të detajuar të ushqimit që konsumonin.
Sipas studimit të publikuar të mërkurën, grupi që hante ushqimin më pak të përpunua, hante mesatarisht rreth tre racione në ditë, ndërsa grupi tjetër që konsumonte më shumë ushqime ultra të përpunuara, konsumonte mesatarisht shtatë racione në ditë.
Ata që hanin më shumë kishin një rrezik 4% më të lartë të vdekjeve nga çdo shkak, duke përfshirë një rrezik 9% më të lartë të vdekjeve neurodegjenerative, treguan të dhënat.
Song e përshkroi korrelacionin si “të moderuar”, duke vënë në dukje se lidhja nuk ishte po aq e fortë midis të gjitha llojeve të ushqimeve ultra të përpunuara.
Gjetjet në këtë studim ishin në përputhje me qindra të tjerë në këtë fushë, por ajo që e bën këtë të veçantë është analizimi i nëngrupeve të ndryshme brenda kategorisë së ushqimeve ultra të përpunuara, tha Dr. Marion Nestle, profesoreshë e njohur e të ushqyerit, studimeve ushqimore dhe shëndetit publik në Universitetin e Nju Jorkut.
A duhet të heqim shmangim të gjitha ushqimet  ultra të përpunuara?
Song nuk do të këshillonte domosdoshmërisht një refuzim të plotë të të gjitha ushqimeve ultra të përpunuara sepse është një kategori e larmishme, tha ai.
Drithërat, buka me drithëra të plota, për shembull, ato konsiderohen gjithashtu ushqime ultra të përpunuar, por ato përmbajnë lëndë ushqyese të ndryshme të dobishme si fibra, vitamina dhe minerale.
“Nga ana tjetër, unë mendoj se njerëzit duhet të përpiqen të shmangin ose kufizojnë konsumin e disa ushqimeve të ultrapërpunuara, të tilla si mishi i përpunuar, pijet e ëmbla me sheqer dhe gjithashtu pijet potencialisht të ëmbëlsuara artificialisht”, tha ai.
Dieta e përgjithshme ka më shumë rëndësi
Studiuesit zbuluan gjithashtu se faktori më i rëndësishëm për reduktimin e rrezikut të vdekjes së parakohshme është cilësia e dietës së përgjithshme të një personi.
“Nëse njerëzit mbajnë një dietë përgjithësisht të shëndetshme, nuk mendoj se ata duhet të jenë të frikësuar apo të trembur. Modeli i përgjithshëm i dietës është ende faktori mbizotërues që përcakton rezultatet shëndetësore“, tha Song.
Një dietë e shëndetshme është e larmishme, me sa më shumë fruta dhe perime shumëngjyrëshe dhe drithëra integrale, tha Wilde.
Është gjithashtu e rëndësishme të pranohet se ushqimet duhet të hahen në ekuilibër. Lëngu i frutave përmban vitamina, minerale dhe antioksidantë të dobishëm kur konsumohet në moderim, por shumë do të ketë nivele të larta sheqeri që mund të tejkalojnë përfitimet e tyre.
/ CNN /
Burimi