
Studentja e shiti virgjërinë për 1.9 milionë euro në ankand
Një ngjarje tronditëse ka ndodhur në Britani, ku një studente ka shitur virgjërinë e saj për një shifër marramendëse prej 1.9 milionë eurosh. Laura, një vajzë 22-vjeçare nga Mançesteri, vendosi të nxirrte virgjërinë e saj në ankand në një faqe interneti eskortësh dhe mori ofertat më të larta nga burra të pasur. Pas një procesi konkurrues, blerësi që ofroi shumën më të madhe ishte një aktor i njohur hollivudian, i cili madje kishte sjellë edhe një mjek për të konfirmuar virgjërinë e saj.
Laura e ka pranuar se nuk është penduar për këtë vendim, duke theksuar se për të ishte një mundësi për të dalë nga “beqaria” dhe për të siguruar një të ardhme më të mirë financiare. Ajo tashmë ka deklaruar se ka ndërmend të bëhet një “Sugar Baby”, duke kërkuar që burra të pasur t’i paguajnë 30,000 paund në muaj për shoqërinë e saj. Ndërkohë, ky vendim i papritur ka shkaktuar reagime të ndryshme, ndërsa Laura insiston se ka bërë zgjedhjen që e sheh si më të mirën për të.
Burimi