Spanja arrin në çerekfinale, Gjeorgjia mposhtet përballë demave

Spanja arrin në çerekfinale, Gjeorgjia mposhtet përballë demave

Fitore spektakolare e Spanjës! Iberikët përmbysën me rezultatin 4-1 Gjeorgjinë në duelin që rezultoi tepër emocionues. Autogoli i La Normand i dhuroi kualifikimin gjeorgjianëve, ndërkohë që Rodri vendosi baraspeshën në minutën e 39-të.
Pjesa e dytë foli e gjitha për spanjollët, që arritën të realizonin plot 3 herë me Fabian Ruiz, Niko Uilliams dhe Dani Olmo. Një kualifikim mëse i merituar për skuadrën e De La Fuentes, që ditën e premte do të përballet me Gjermaninë, prej orës 18:00, në duelin çerekfinal të Europianit që do të zhvillohet në Shtutgart.  
Kështu Spanja avancon në çerekfinale aty ku do të përballet me Gjermaninë, ndërsa Gjeorgjia debutuese largohet si një surprizë e bukur nga ky Europian.
SPANJË 4-1 GJEORGJI
Rodri 39′ , F. Ruiz 51′, Williams 75′, Dani Olmo 83’/ Le Normand (A.G) 18′
83′ GOOOL SPANJA 4-1/ Olmo godet në hyrje të zonës dhe shënon golin e katërt për “La Rojan”.
(VIDEO)
75′ GOOOL SPANJA 3-1/ Williams del i vetëm përballë Mamardashvilit dhe me të djathtën e çon në rrjetë. (VIDEO)
51′ GOOOL SPANJA 2-1/ Fabian Ruiz godet me kokë nga shumë afër dhe mposht Mamardashvilin.
(VIDEO)
39′ GOOOL SPANJA 1-1/ Rodri godet me të majtën në hyrje të zonës dhe topi shkon në cepin e portës.
(VIDEO)
18′ GOOOL GJEORGJIA 0-1/ Një krosim në zonë përplaset te Le Normand, i cili shtyn topin në portën e tij. (VIDEO)
FORMACIONET ZYRTARE:

gijotina.com/
Burimi